INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ben Blushi, Ramës: Do referendum të zgjidhesh vetë në 18 qershor? Reagon Meta dhe Rama...

Ben Blushi, Ramës: Do referendum të zgjidhesh vetë në 18 qershor? Reagon Meta dhe Rama...

Publikuar më: 11:53 20-04-2017

Në seancën e sotme plenare ka qënë i pari Ben Blushi që ka nisur fjalimin me metafora kundrejt maxhorancës. Ai tha: A mund të votohet muaji me më shumë ditë se sa ka? E këtë e ka krahasuar me atë që po ndodh me PS –LSI që kërkojnë të ndryshojnë e afatet ligjore të regjistrimit në KQZ sipas tij me letër e jo me ligj. Ai i ka bërë apel dhe KQZ-së duke thënë se nuk duhet të çmendet dhe të votojë këtë kërkesë. Blushi e konsideroi gjithashtu koalicion të rënë.
Ai foli ashpër dhe për Ramën kur tha se:
“Me lojra proceduriale Rama do të kthejë dhe zgjedhjet e 18 qershorit në referendum për vete.”
Ai gjithashtu ndali dhe tek zgjedhjet për President duke u shprehur se jo më kot po digjen raundet, pasi sipas tij s’ka arsye kur shumica i ka numrat.

Po më tej Bushi ka zbardhur arsyen duke pretenduar se PS - LSI fshehin një skenar për të çuar vendin në zgjedhje të parakohëshme.
Deputeti Blushi bëri apel dhe për zgjidhjen e krizës kur tha se situata duhet të ndryshojë, pasi shqiptarët po lindin bebe gjithnjë e më pak dhe se vendi po braktiset çdo ditë.
Pas kësaj deklarate ka folur, Ilir Meta që tha se nuk ndërhyn në procedurat e KQZ-së dhe gjithçka që po bëhet ka një arsye që opozitës ti krijohen kushte dhe kohë për të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe atë për Presidentin e ri.

Edhe Rama doli në foltore dhe po si Meta tha se të gjitha vendimet për shtyrjen e procedurave në KQZ bëhen në të mirë të opozitës. Ai dha e disa sugjerime dhe sqarime për të djathtët kur tha se ata duhet ti binden Kushtetutës dhe të marrin pjesë në zgjedhje dhe se mandatet qeveria nuk kanë si ti lerë se e ka zgjedhur populli.

Article Logic
Execution time: 0.0040819644927979