INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bëri si DIVA, por e pësoi keq! Elvana Gjata merr këtë koment nga këngëtarja me famë botërore [FOTO]

Bëri si DIVA, por e pësoi keq! Elvana Gjata merr këtë koment nga këngëtarja me famë botërore [FOTO]

Publikuar më: 19:05 31-07-2018

Elvana Gjata së fundmi po shijon pushime fantastike krah miqve të saj. Këngëtarja vazhdon që udhëtimet e saj të gjata ti bëjë me avion privat. Këtë herë, ajo ka treguar një incident që i ndodhi ndërsa bënte video. E veshur me një kostum bardh e zi dhe me shapka, Elvana po merrte poza në shkallët e avionit por në një moment u hutua dhe u pengua.

Nuk dihet nëse është rrëzuar apo ka pësuar lëndime, por duket se e ka marrë me humor dhe pamjen e ka publikuar në profilin e saj në Instagram. Kjo video është parë mbi 800 mijë herë dhe mes shumë komenteve të ndjekësve të Gjatës, bie në sy edhe komenti i këngëtares me famë botërore. Bëhet fjalë për këngëtaren e hitit “Safari”, Bia në bashkëpunim me J Balvin, Pharrell Williams, dhe Sky, shkruan intv.al. BIA si fillim i ka lënë një koment ku tregon se e ka shijuar këtë video duke qeshur dhe i thotë se e do. Epo kjo video vërtet ishte një video mjaft gallatë./intv.al/

7b77fe53-7b86-4b97-8bd8-8b2f8652fef4.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035169124603271