INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beogradi nuk po i jep informacione Prishtinës, për vrasjen e Ivanoviç

Beogradi nuk po i jep informacione Prishtinës, për vrasjen e Ivanoviç

Publikuar më: 17:47 12-02-2018

Autoritetet në Prishtinë nuk po arrijnë të sigurojnë informatat nga Beogradi në lidhje me zbardhjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Katër kërkesa, në formë të shkruar, i janë nisur Qeverisë së Serbisë nga Ministria e Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, por asnjë prej tyre nuk është kthyer në Prishtinë me përgjigjet në lidhje me informatat që u janë kërkuar autoriteteve serbe. Radio Europa e Lirë shkruan se qeveria e Kosovës,është e interesuar që autorët e këtij krimi të marrin dënimin e merituar. Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri deklaroi se qeveria është shumë e interesuar që autori apo autorët e kësaj vepre kriminale të dalin para drejtësisë. Hetimet për Ivanoviç, duhet të përfshijnë edhe shkëmbimin e informatave ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.Por, sipas ministrit Tahiri, autoritet serbe deri më tani nuk kanë kthyer asnjë përgjigje nga katër shkresat sa kanë dërguar autoritetet e Kosovës në adresë të Ministrisë së Drejtësisë së Serbisë. Ndërkohë tre ditë më pare në Mitrovicë u ndaluan dy policë të dyshuar për keqpërdorim të provave në rastin ‘Ivanoviç’. Policët e arrestuar janë me kombësi serbe, Dragisha Markoviç dhe Zharko Jovanoviç. Ata akuzohen se ditën e vrasjes së liderit serb kanë marrë një gëzhojë nga vendi i ngjarës. Oliver Ivanoviç, u qëllua për vdekje më 16 janar, para selisë së partisë së tij në Mitrovicën Veriore. Ai ishte lider i Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia dhe Drejtësia”.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499