Mbrëmjen e djeshme, gjatë Prime-it, është zhvilluar një diskutim interesant mes Benitës dhe Klodit, ku banorja ka shprehur hapur pëlqimin e saj për të. Gjatë bisedës, ajo ka folur edhe për ish-të dashurin e saj, Endrin, duke u shprehur se: “Sa për Endrin, e shkuar e harruar.”
Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e menjëhershëm të Endrit, i cili ka shpërndarë një postim në InstaStory, ku shkruan: “Ku janë premtimet?”
Ky mesazh duket të jetë një përgjigje direkte ndaj fjalëve të Benitës, pasi më herët Endri kishte deklaruar se do ta mbështeste atë gjatë lojës, dhe se kishte plane për të lansuar një këngë të dedikuar për të.









21 Jan 2026 





