INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bënë sherr dhe u tha që degradoi në dhunë, Albano ka dy fjalë për Jul Dedën: Juli është një...[FOTO]

Bënë sherr dhe u tha që degradoi në dhunë, Albano ka dy fjalë për Jul Dedën: Juli është një...[FOTO]

Publikuar më: 15:50 27-09-2018

Albano Bogdo flet për marrëdhënien me Jul Dedën. 

Ata janë dy miq shumë të mirë, por para dy vitesh në mediat rozë u përfolën se kanë patur një grindje. E gjitha kjo pasi janë parë duket debatuar në një prej lokaleve të Tiranës dhe u tha se zënka degradoi edhe në dhunë fizike.

Por ishte Julian Deda ai që reagoi në Facebook duke sqaruar se bëhej fjalë për një debat profesional. 

deda.png

 

Kjo ngjarje është sjellë sërish në vëmendje ditën e djeshme në një intervistë që Albano ka dhënë për Tv Klan.

“Ne jemi shokë të ngushtë dhe Juli është një nga njerëzit që më ka ndihmuar më shumë për çdo hall. I pari që vjen është Juli, Turi ose Visjani. Nuk jemi njerëz që dalim vetëm në skenë. Qajmë hallet, ndajmë gëzime”, -është shprehur aktori.

Po ashtu, Albano ka shtuar se karrierën ia ka borxh Turjan Hyskës dhe Julian Dedës, pasi të mos ishte për ata nuk do të ishte bërë askush.

Article Logic
Execution time: 0.0029711723327637