INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Befason Trump, tejkalon për herë të parë Hillarin në sondazhe [FOTO]

Befason Trump, tejkalon për herë të parë Hillarin në sondazhe [FOTO]

Publikuar më: 15:54 01-11-2016

Rifillimi i hetimeve nga FBI mbi emailet e Hillary Clinton është shoqëruar me rënien e entuziazmit për kandidaturën e saj.

Sipas sondazhit të ABC News/Washington Post, për herë të parë që nga muaji Maj i këtij viti, Hillary Clinton e sheh vetën në humbëse më një diferencë të vogël prej 1 pike.

46% e votuesve të këtij sondazhi kanë zgjedhur Trump për presidentin e ardhshëm të Amerikën ndërsa Clinton 45%.Clinton ka humbur 7 pikë brenda pak ditëve, kryesisht në kohën midis të premtes dhe të shtunës kur dhe zyrtarët e FBI njoftuar për rifillimin e investigimit mbi emailet e saj.

Ndërkohë interes të veçantë paraqet edhe sondazhi i publikuar pak minuta më parë nga rrjeti televiziv, CNN, në të cilin gjithashtu është shfaqur “rënia” e Hillary-it. Megjithatë ajo ende mban kryesimin me 1 pikë, pra 46% dhe 45% për Trump.

ok1.jpg

ok2.png

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209