INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

AKIP: Meta na garantoi konsensus për çështjen e “mbetjeve” [VIDEO]

Publikuar më: 15:19 01-11-2016

Ligji i importit të plehrave duhet të kalojë përmes një procesi dialogu. Këtë premtim kanë mundur ti shkëpusin përfaqësuesit e Akip, Ilir Metes, fjala e fundit e të cilit nuk është thënë ende nëse do ta votojë apo jo dekretin e kreut të shtetit në Parlament. Aleanca Kundër Importit të Mbetjeve bëri sot tentativën e fundit pas kthimit te ligjit nga Presidenti Nishani, i cili e cilësoi atë antikushtetues. Pas takimit që zgjati rreth një orë, ambjentalistet bënë publike edhe garancinë që morën nga kryeparlamentari Meta.
Ndërsa në një njoftim zyrtar nga zyra e shtypit e kuvendit thuhet se miratimi i këtij ligji kërkon konsensus nga të gjithë grupet e interest. Për kryeparlamentarin Meta miratimi i një ligji të tillë duhet të shterronte të gjitha mundësitë e dialogut.
Ndërkohë Partia Socialiste ka paralajmëruar rrëzimin e dekretit, dhe pse aleati kryesor në qeveri Ilir Meta ka kërkuar ekspertizë nga BE për këtë ligj.

Article Logic
Execution time: 0.0040099620819092