INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Befason Kondogbia, ndryshon skuadrën kombëtare!

Befason Kondogbia, ndryshon skuadrën kombëtare!

Publikuar më: 16:54 01-10-2018

Nuk ka më Francë! Geoffrey Kondogbia e rinis nga… Republika e Afrikës Qendrore. Mesfushori i Valencias, me një të shkuar te Interi, vendosi që të ndërrojë përfaqësuese dhe fanellë. Kondogbia i tha “po” thirrjes së trajnerit Savoy, i cili e përfshiu në listën e të grumbulluarve për ndeshjet kualifikuese në Kupën e Afrikës.

Duke luajtur vetëm ndeshje miqësore me Francën, Kondogbia ka mundësinë të përfitojë nga rregullorja për të ndryshuar kombëtare, duke pranuar të veshë një tjetër uniformë.

Një dëmtim, në fakt, bëri që ai të mos lunate kurrë për Francën në ndeshje zyrtare, edhe pse Deschamps e thërriti për kualifikueset e Europianit 2020.

Përballë një zgjedhje, Kondogbia vendosi të mbrojë ngjyrat e kombëtares së origjinës. Aktualisht, Republika e Afrikës Qendrore renditet e 108-ta në FIFA.

Article Logic
Execution time: 0.0036201477050781