INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Beatrix rrëfen për ndarjen me të dashurin [FOTOVIDEO]

Beatrix rrëfen për ndarjen me të dashurin [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 11:43 24-02-2017

E ftuar në emisionin "Hangover" të Roza Latit, Beatrix Ramosaj për herë te parë rrëfen të vërtetën për ndarjen nga i dashuri.

Fshirja e fotove me Ervin nga Instagram dhe ngaqë nuk shiheshin me bashkë në publik, bëri që lajmet ta bënin fakt ndarjen e tyre. Por ishte vetë Beatrix ajo që përgënjeshtroi gjithçka duke thënë se kishte vendosur që tani e tutje lidhjen e saj ta mbante private, por e vërteta ishte ndryshe. Këngëtarja sot pranoi për herë të parë publikisht se është ndarë nga i dashuri. Ishte një pyetje e një lexuesi që e pyeste pse ishte ndarë nga Ervi ajo qëbëri që Trixa të rrëfehej.

kjopo.png

“Nuk kam folur ende për jetën time personale. Ishte hera e parë që kam patur dikë dhe kam  kalu kaq shumë kohë me një person sepse nuk janë pak 2 vjet e gjysëm. Unë kam shumë repsket për të . Por kështu është jeta. Njerëzit njihen, dashurohen. Jo gjithçka do ecë gjithmonë mirë. Çdo gjë e ka fundin e vet,  tha ajo duke treguar se aktualisht është single.

(min. 7:30)

Article Logic
Execution time: 0.0041320323944092