INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bearti ''shpërtheu'' ndaj emisionit PËRPUTHEN pas largimit, reagon autorja e programit: Ndaj tij ka…

Bearti ''shpërtheu'' ndaj emisionit PËRPUTHEN pas largimit, reagon autorja e programit: Ndaj tij ka…

Publikuar më: 14:36 17-11-2020

Beart Rexhepi një prej djemve konkurentë të “Përputhen”, vendosi të largohet nga emisioni pak ditë më parë, por duket se nuk është ndarë dhe aq mirë me produksionin.

Të paktën këtë të lë të kuptosh statusi i tij i gjatë në isntastory, ku tregon se si nga produksioni i është kërkuar vazhdimisht që të bënte sa më shumë debate dhe skandale në të kundër do ta largonin nga emisioni.

Madje ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se është kërcënuar që nuk mund të dalë nga emisioni kur të dojë ai se mund të ndiqet penalisht.

Bearti shkon më tutje duke thënë se ka fakte e prova që nga dita e parë e “Përputhen” e deri në ditën e fundit, ndërsa është shprehur i gatshëm të përballet në gjykatë me fytyrën e tij të vërtetë dhe jo me maskën e “Përputhen”, siç shprehet ai në fund të statusit të gjatë që ka postuar në instastory.

bearti-1.jpg

Pas deklaratave të tij, ka ardhur një reagim edhe nga autorja e programit Olsa Muhameti e cila ka shpjeguar se ndaj Beartit ka nisur një proces juridik për thyerje të rregullave të kontratës dhe dizinformim apo deklarata të pavërteta të thëna publikisht.

Olsa ka shpjeguar se gjithmonë e ka respektuar lirinë e fjalës së gjithkujt, por së fundmi ka kuptuar se liria e fjalës po keqpërdoret, duke kaluar në abuzim.

Ajo shtoi më tutje se nuk bën aspak diferencime mes konkurentëve dhe se të gjithë i trajton në mënyrë të barabartë.

 

kimet.jpg

jyhet.jpg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034420490264893