Bashkia Tiranë ka hartuar Planin e Veprimit për Barazinë Gjinore 2018-2020, i cili pritet të diskutohet në mbledhjen e radhës së Këshillit Bashkiak. Ky plan mbulon një sërë fushash në të cilat parashikohen veprime që ndihmojnë në respektimin e të drejtës themelore të barazisë në mbështetje të kuadrit ligjor ndërkombëtar e kombëtar, si dhe te prioriteteve kombëtare dhe vendore. Në relacionin e këtij projektvendimi thuhet se janë bërë përpjekjet e saj ndër vite për ndërtimin e një shoqërie të mundësive të barabarta, duke ndërmarrë një sërë hapash konkrete në këtë drejtim.
Në Planin vendor, ‘Veprimi për Barazinë Gjinore 2018 – 2020’ propozohen të tjera masa e veprime që synojnë adresimin e mëtejshëm të çështjeve të pabarazive dhe diskriminimit.
Të gjitha këto masa dhe veprime mbështeten në nenet përkatëse të Kartës Evropiane për Barazi, pa lenë mënjanë edhe detyrimet qe rrjedhin nga zbatimi i Strategjisë Kombëtare për Barazinë Gjinore 2016 – 2020 dhe Planit të saj të Veprimit.