INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bashkia përgënjeshtron: Bon Jovi nuk do të vijë në Tiranë!

Bashkia përgënjeshtron: Bon Jovi nuk do të vijë në Tiranë!

Publikuar më: 12:57 26-02-2016

Lajmi i bujshëm u përhap mbrëmë nëpërmjet një faqeje në Facebook, G.A. Events, të cilët bënë me dije se do të sillnin grupin amerikan Bon Jovi në Tiranë për Ditën e Verës, në bashkëpunm me Bashkinë e Tiranës.

Eventi i shpjeguar në detaje, me orë, datë, madje edhe poster, vuante mungesën e një elementi të vetëm: vërtetësinë. Burimë pranë Bashkisë Tiranë bënë me dije për intv.al se diçka e tillë nuk është aspak e vërtetë dhe se emri i institucionit është përdorur pa asnjë të drejtë apo leje nga kjo faqe e supozuar. Pasi kontrolluam dhe axhendën e grupit ikonë të muzikës rock zbuluam se banda aktualisht nuk është në një tour. I vetmi destinacion i planifikuar për ta është Nashville në Tennesee të Amerikës, ku do performojnë për tre ditë me radhë. Kështu na vjen keq t’ju zhgënjejmë, por Bon Jovin nuk do ta ndjekim dot live këtë herë.

Article Logic
Execution time: 0.0037789344787598