INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha mesazh shprese: ''30 qershori do shpallet dita kombëtare e kurajës''

Basha mesazh shprese: ''30 qershori do shpallet dita kombëtare e kurajës''

Publikuar më: 20:19 08-07-2019

Lideri i opozitës Lulzim Basha ka marrë fjalën në protestë duke nisur me 30 qershorin, që e cilësoi një referendum kundër së keqes. Ai tha se Edi Rama kërcënoi, dhunoi, bleu, joshi po nuk ia doli të thyente shqiptarët e bashkuar.

“Jemi triumfi i shpresës mbi dëshpërimin. Jemi triumfi i kurajës mbi frikën. Jemi triumfi i popullit mbi regjimin. Një javë më parë më 30 qershor, ne refuzuam të keqen, izoluam krimin, ndëshkuam korrupsionin. 30 qershori është një referendum kundër së keqes. Rama ik! 30 qershori është një monument i mrekullueshëm i lirisë, europianizmit dhe qytetarisë së shqiptarëve, Rama ik! 30 qershori hyri në histori si dita kombëtare e kurajës kur shqiptarët treguan se ata kanë forcën të ndahen nga e keqja. 30 qershori ishte dita e popullit kur shqiptarët treguan se janë kundër regjimit kriminal të Edi Ramës. Vetë kandidoi, vetë votoi, vetë numëroi dhe prapë i vodhi votat Edi Rama por ai nuk mundi ta fshehë dot braktisjen dhe refuzimin e një populli.

85% e shqiptarëve e refuzuan regjimin e tij, refuzuan krimin dhe korrupsionin, refuzuan varfërinë dhe mungesën e shpresës. Edi Rama kërcënoi dhunoi, bleu, joshi dhe prapë nuk ia doli dot të thyente vullnetin e shqiptarëve të bashkuar. 30 qershori e shumë ditë të tjera më parë në këtë shesh e anembanë Shqipërisë kanë qenë triumfi i së vërtetës mbi propagandën. kanë qenë triumfi i bashkimit mbi përçarjen. Rama ik. Regjimi kriminal i Edi Ramës me propagandë më mashtrime e gënjeshtra, me mercenarë dhe para u mundua të mbjellë mosbesim, të ngrejë dyshim për të ndezur frikë në zemrat e shqiptarëve për t’i trembur që të mos bëhen bashkë, mos të ngrenë zërin kundër. Edi Rama do që ne të jemi të bindur, na do që të jemi të nënshtruar, të heshtur sepse kështu na plaçkit dhe na grabit, sepse kështu ruan pushtetin dhe paranë që ka vjedhur populli i bashkuar”, deklaroi kreu i PD.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032827854156494