INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ish kryeministri mesazh të fortë, Rama po kryen puç ndaj Metës

Ish kryeministri mesazh të fortë, Rama po kryen puç ndaj Metës

Publikuar më: 22:07 08-07-2019

Ish-kryeministri, Sali Berisha ka lëshuar një deklaratë të fortë mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama po kryen një puç ndaj Presidentit. Sipas Berishës, Rama do të kalbet 37 vjet në burg për vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Ai komentoi dhe ngritjen e Komisionit Hetimor për Ilir Metën.

“Edi Rama do kalbet, të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Minimumi sipas ekspertëve i takon një 37-vjeçar në burg, ndaj i bën të gjitha këto. E di se ora e drejtësisë po afron për të. Tani ai është një armik i egër i lirisë, i shëndetit, i interesit kombëtar, i këtij kombi. Po kryen një puç tani në parlament ndaj Presidentit të Republikës, ndërkohë që ekspertiza ndërkombëtare shpalli se dekretet e tij janë në fuqi. Këta narkohorra duhet të fshihen nga faqja e dheut. Komisioni hetimor është një akt puçist, i mirëfilltë ndaj këtij vendi që kreu i meduzës, bashkë me narkohorrat ndërmori ndaj kushtetutës, institucionit të Presidencës, përderisa ekspertiza ndërkombëtare shpalli se ato dekrete s’mund t’i shqyrtojë askush tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese, as narkoqeveria e kupolës së mafies, as narko KQZ e Denar Bibës, po iu them shqiptarëve ata po bëjnë hapa të qarta të grushtit të shtetit dhe në fund do përballet vetë Edi Rama,” deklaroi Berisha.

Article Logic
Execution time: 0.0042171478271484