INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha mban një fjalim të fortë në protestë, pas nesh ndodhet banda më e keqe në histori

Basha mban një fjalim të fortë në protestë, pas nesh ndodhet banda më e keqe në histori

Publikuar më: 12:52 28-03-2019

Kryedemokrati, Lulzim Basha ka qënë i ashpër në fjalën e tij gjatë protestës. Ai është shprehur se protesta është parlamenti i vërtetë i popullit, pasi ai që është atje pas shpinës së tij është një bandë e trafikut të drogës.

"Mirë se keni ardhur në këtë asamble të Kushtetutës, ligjit, në parlamentin e vetëm që njoh unë, që njeh opozita e bashkuar, në parlamentin e popullit të bashkuar për ndryshim. Pas nesh ndodhet banda më e keqe që ka njohur ndonjëherë Shqipëria. Për 6 vite kjo bandë kriminale vodhi dhe gjobiti shqiptarët, u rriti çmimet e kostos bazë të jetesës.
Rriti energjinë dhe çoi drejt vetëvrasjes dhjetëra familjarë që nuk paguanin dot faturat e bandës. Rriti çmimin e naftës, shkatërroi qindra biznese, qindra mijë i çoi drejt dëshpërimit të kurbetit, shkatërroi shëndetësinë, detyroi vogëlushët e pangrënë të udhëtojnë me orë drejt klasave të pangrohura. Arma e tij gjatë këtyre viteve ka qenë mashtrimi, propaganda e shpifur, e ndyrë, që e bënte përdhunuesin hero, narkotrafikantint kryebashkiak e kryebashibozukun, kryetar të Kuvendit, si një amanet nga babai i tij politik Enver Hoxha. Po njësoj si mund të ngjallet kufoma e Enver Hoxhës aq mund të ngjallet kufoma politike e Edi Ramës", tha Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0025510787963867