INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha i qartë në fjalën e tij: ‘’Shqipërisë nuk i hapen negociatat, vetëm me PD-në mund të arrijmë drejt BE-së’’

Basha i qartë në fjalën e tij: ‘’Shqipërisë nuk i hapen negociatat, vetëm me PD-në mund të arrijmë drejt BE-së’’

Publikuar më: 18:57 30-04-2019

Kryedemokrati Lulzim Basha takoi sot nga afër anëtaret e rinj të Partisë Demokratike në degën 12 në Tiranë, të cilëve iu premtoi një të ardhme më të mirë, tek e cila shkohet vetëm duke “larguar qeverinë Rama” siç tha ai.

“Këtë qershor Shqipërisë nuk i hapen negociatat. Nuk ka hapa para por mbrapa, këto pasoja i vuajnë shqiptarët e thjeshtë, të rinjtë. Si mund të zgjidhet kjo ka vetëm një rrugë, është rruga që nis me dorëzimin e sendit të vjedhur tek i zoti. Sendi i vjedhur është vota, i zoti jeni ju”.

Ai ndër të tjera ka cilësuar djegien e mandateve si vendimin më të mirë që i është bërë Shqiptarëve. Basha shprehet se ashtu si 10 vite më parë që e çuan Shqipërinë në NATO, ashtu edhe tashmë me PD do e çojnë Shqipërinë drejt BE:

“Me Edi Ramën nuk ka integrim në Europë. Nuk mund të ketë hapje negociatash në një vend ku politikanët kapen duke vjedhur. Këto nuk janë standarte europiane. Sinjali që kumbon nga Samiti i Berlinit është i qartë, për njeriun më të paaftë i cili nuk ka bërë asnjë hap drejt BE, por sot do të na kthejë 10 vite mbrapa, sepse bota ka sy dhe veshë.” – tha ndër të tjera kryedemokrati në fjalën e tij.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034809112548828