INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorja e 'Big Brother VIP' largohet nga gara, zbulohet arsyeja

Banorja e 'Big Brother VIP' largohet nga gara, zbulohet arsyeja

Publikuar më: 10:31 03-01-2026

Banorja e Big Brother VIP Kosova, Saranda Hoda, e njohur si Sasa, ka vendosur mbrëmjen e djeshme që të largohet nga gara. Sasa përmes një reagimi në rrjetet sociale, bën me dije se arsyeja kryesore e këtij vendimi është shëndeti i saj.

Ajo ka deklaruar se gjatë muajit janar duhet të kryejë disa vizita të planifikuara mjekësore jashtë Kosovës.

“Ndjeva se nuk jam më këtu me mendje dhe me shpirt, ndaj vendosa të largohem vetë,” ka shpjeguar ajo, duke lënë të kuptohet se shëndeti dhe kujdesi për veten janë prioriteti i saj kryesor në këtë moment.

 

Article Logic
Execution time: 0.0030548572540283