INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët e Big Brother zbulojnë sekretet e njëri-tjetrit: U lidha me një 47 vjeçare...

Banorët e Big Brother zbulojnë sekretet e njëri-tjetrit: U lidha me një 47 vjeçare...

Publikuar më: 23:36 24-01-2022

Në shtëpi ka mbërritur një zarf, përmbajtja e të cilit ka një sfidë shumë interesante për banorët. Secili prej tyre ka rrëfyer në dhomën e rrëfimit një sekret nga jeta e tyre.

Të gjitha sekretet janë listuar në zarfin e bardhë dhe banorët kanë detyrën që të gjejnë banorin që ato i përkasin.

Rregullat janë vetëm dy, konkurentët penalizohen në rast se tregojnë sekretin e tyre dhe gjithashtu nuk mund të ketë më shumë se një secret për secilin banor.

Në shtëpi kanë nisur menjëherë diskutimet dhe analiza në kuadër të kësaj loje.

SEKRETET E TYRE:

1. Kam patur një piercing në një vend sekret dhe kanë patur fatin ta shohin vetëm disa njerëz.

2. Kur kam qenë 21 vjeç i kam qethur flokët zero dhe i kam dhuruar për një kauzë.

3. Një ditë kam parë në ëndërr gjyshin i cili nuk jeton më dhe më tha se duhet të ndihmoj fëmijët në nevojë dhe të bëhem misionare.

4. Kur kam qenë 23 vjeç kam pasur një të dashur e cila ishte 47 vjeçe.

5. Kam ndjekur kurset e dance sportiv sepse më pëlqente një vajzë dhe doja të lidhesha me të.

6. Në një periudhë shumë të vështirë nga ana ekonomike për familjen time kam shkuar kam pastruar shtëpi bashkë me mamin.

7. Kur kam qenë në Dubai për ditëlindjen e një miku kam hipur në deve por nga frika kam rënë dhe kam thyer këmbën.

8. Në pasaportë emri im është ndryshe.

: 9. Kur kam qenë në një situatë të vështirë më ka ndihmuar shumë një grua por pas një farë kohe u dashurua me mua.

Article Logic
Execution time: 0.0034360885620117