INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Banorët a Astirit në protestë: Do bëjmë kufoma në pragun e shtëpisë, ose të na vrasin ose...

Banorët a Astirit në protestë: Do bëjmë kufoma në pragun e shtëpisë, ose të na vrasin ose...

Publikuar më: 10:04 15-07-2019

Banorët e Astirit ditën e sotme kanë protestuar sërish për banesat e tyre. Banorët janë shprehur të revoltuar dhe theksojnë se nuk do të dalin nga shtëpitë dhe do të bëjnë kufoma në pragun e shtëpive të tyre.

“Te Unaza e Re nuk keni asnjë lloj shansi t’i prishni. Ne jemi për shtëpitë tona. O të na vrasin ata, o do i vrasim ne, kështu do të përfundojë. Ne do të bëjmë kufoma në pragun e shtëpisë tonë. Duam drejtësinë tonë”, u shpreh një prej banorëve, shkruan GSH.

Protesta ka nisur pas informacionin se ditën e sotme mund të niste prishja e shtëpive që do ti hap rrugën ndërtimit të Unazës së Madhe.

Article Logic
Execution time: 0.0032711029052734