INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bankat drejt ‘’falimentimit’’? Rritet numri i shqiptarëve që nuk paguajnë kreditë

Bankat drejt ‘’falimentimit’’? Rritet numri i shqiptarëve që nuk paguajnë kreditë

Publikuar më: 13:21 05-12-2018

Varfëria në vendin tonë po ndikon dhe në sistemin bankar duke e dobësuar atë. Huatë që nuk kthehen prej më shumë se tre muajsh në banka, kanë shënuar një rritje në tetor.

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, niveli i kredisë me probleme arriti ne 13.02% të totalit të huasë në vend. Në raport me muajin e mëparshëm ky tregues është rritur lehtë, teksa ishte stabilizuar në 12.89% në gusht dhe shtator.
Megjithatë në krahasim me janarin, kur huatë me probleme ishin 13.45% e totalit, ka një rënie shumë të lehtë.
Sipas të dhënave të mëparshme të Bankës së Shqipërisë, stoku i huasë dhënë për ekonominë zbriti në 532 miliardë lekë në tetor, me një rënie prej 2.5 miliardë lekësh në raport me muajin e mëparshëm. Në raport me janarin 2018, stoku i borxhit është reduktuar me 18 miliardë lekë, duke treguar për një stanjacion të huadhënies në ekonomi, që vjen si nga shtrëngimi i kritereve të bankave, sidomos ndaj bizneseve.
Rënia me rreth 30 mln euro e huave me probleme në raport me fillimin e vitit ka ardhur nga ristrukturimet e kredive dhe nga fshirja nga sistemi bankar i atyre që kanë më shumë se 10 vjet që nuk kthehen.

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543