INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Banka e Shqipërisë, miliarda para jashtë sistemit legal[VIDEO]

Publikuar më: 11:43 28-11-2018

Paraja jashtë bankave është rritur në mënyrë të pandalshme vitet e fundit në Shqipëri.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit shtator, në vend qarkullonin 269 miliardë lekë ose rreth 2.1 miliardë euro cash.
Kjo shumë është sa 21.5% e totalit të parasë që qarkullon gjithsej në vend, duke arritur në nivelin më të lartë që nga viti 2009. Në periudhën 2008-2009 u konstatua një rrjedhje e depozitave nga sistemi bankar për shkak të frikës që u shkaktua në atë kohë nga efektet e krizës ekonomike globale.
Ndërsa niveli më i ulët i saj ishte në tetor 2013, në rreth 16.7% të parasë gjithsej në qarkullim.
Sa më shumë para cash të qarkullojnë në ekonomi, aq më i lartë është informaliteti i vendit. Një tjetër faktor që mendohet të ketë ndikuar është edhe rënia e interesit të depozitave në lekë, që ka dekurajuar kursimet në monedhën vendase në banka. Të dhënat e shtatorit të Bankës së Shqipërisë bënë të ditur se në krahasim me janarin e vitit 2014, kursimet në lekë të individëve janë reduktuar me gati 137 miliardë lekë ose 1 miliard euro në 2018. Në krahasim me vendet e Eurozonës, apo edhe të rajonit, Shqipëria ka një nivel tepër të lartë të parasë që qarkullon jashtë kanaleve bankare. Në Europë sipas të dhënave nga Banka Qendrore Europiane, në shtator të 2017, niveli i parasë jashtë bankave ishte sa 9.2% e totalit. Në Maqedoni, ky tregues, ishte 7.4%, kurse në Serbi ishte 6.8% e totalit.

Article Logic
Execution time: 0.0034971237182617