INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Bananja dhe frutata lulëzojnë tregtinë me Kolumbinë

Bananja dhe frutata lulëzojnë tregtinë me Kolumbinë

Publikuar më: 09:29 05-02-2019

Ndoshta një vend i largët, Kolumbia ka një ndikim në Shqipëri. Importet nga ky shtet në vendin tonë kanë njohur një rritje gjatë tre viteve të fundit. Sipas të dhënave të INSTAT në tabelën e vendeve me importe më të mëdhaja në vendin tonë, Kolumbia renditet e 11-ta, me vlerë gati 2 miliardë lekë. 

Në të dhëna krahasuese me një vit më parë, importet kanë shënuar një rritje prej 136%, ndërsa deri në 2015-n kishin qenë në vlera të papërfillshme.
Ndonëse në vlerë absolute, mallrat që importojmë nga Kolumbia janë të ulëta, duke e renditur në total në partnerin e 41 nga 242 shtete në 2018-n, rritja ka qenë shumë e fortë.
Sipas të dhënave të INSTAT me rritjen më të madhe të importeve në vlerë absolute në 2018-n e mbanIzraeli, Kina, Turqa, Rumania, Spanja, Kroacia, Greqia, Holanda, Franca dhe India.
Në fund renditet Kosova, Idonezia, Suedia.
Sipas kategorive të mallrave të importuara janë tre grupet kryesore që kanë dhënë ndikim në këtë rritje të fortë të produkteve të Kolumbisë. Fillimisht ishin “frutat dhe arrat e lëngshme”, ku zëri kryesor ishte banania, si dhe “Lëkurët e papërpunuara dhe të përpunuara”.

tabela.png

Article Logic
Execution time: 0.0036261081695557