INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla i kundërpërgjigjet kritikave të Kryemadhit: Mos ia qani hallin opozitës!

Balla i kundërpërgjigjet kritikave të Kryemadhit: Mos ia qani hallin opozitës!

Publikuar më: 19:53 25-03-2017

Deputetja e LSI kritikoi mungesën e ujit dhe rrugëve, por nuk ka vonuar as replika e Taulant Ballës.

Në një takim me banorët e Rrajcës në Librazhd, gjatë ditës së djeshme, Monika Kryemadhi ka folur në mënyrë të drejtpërdrejtë duke adresuar kritika ndaj maxhorancës. Pa i rënë aspak rrotull, ajo tha hapur se në shumë zona të vendit mungojnë kushtet minimale si uji dhe rrugës. Më pas ajo u shpreh se politika ka harruar të merret me këto çështje konkrete, dhe në vend të tyre flet vetëm për debate dhe pseudo-reforma. Në deklaratën e saj, të siguruar nga sajti 360.al, ajo tha:

“Të mendosh që nuk ka rrugë, infrastrukturë dhe ujë të pijshëm, megjithëse ujin nuk ta jep politika, por Zoti. Janë disa detyrime që ne në politikë i kemi harruar, pasi përfshihemi nga debatet politike apo nga disa pseudo-reforma, qofshin këto arsimore, drejtësie apo shëndetësie dhe harrojmë gjërat më jetike për të cilat njerëzit kanë nevojë. Duhet të harrojmë fasadat e jashtme dhe të mendojmë për ato gjëra që janë të përditshme për banorët, qytetarët, fshatarët, malësorët”.

Nuk vonoi as replika e Taulant Ballës, i cili është zgjedhur si deputet pikërisht në qarkun e Elbasanit, zonë në të cilën u adresuan edhe kritikat e deputetes Kryemadhi. “Mos ia qani hallin opozitës, pasi opozita ka nisur fushatën në Elbasan” u kundërpërgjigj Balla.

Ja deklarata e tij e plotë:

“Se di çdo bëjë opozita në qarqet e tjera po në Elbasan ajo ka filluar fushatën! Do thoni ju që mikja ime Monika nuk është opozitë! Po e keni gabim, sepse Monika bën opozitë edhe për dikasteret apo agjencitë që janë përgjegjësi e partisë së saj në qeveri. Ja për shembull, shkon në Shushice e thotë s’është bërë asgjë për bujqësinë, ndërkohë që partneri ynë ka edhe Ministrinë edhe agjencinë e pagesave për fermerët. Ose u thotë ju ka lënë qeveria pa ujë, ndërkohë që drejtorinë e ujësjellësit për atë zonë e ka një figurë e partisë së Monikës. Kështu që mos ia qani hallin opozitës, të paktën për Elbasanin, se në Elbasan opozita ka filluar fushatën”.

Article Logic
Execution time: 0.0040159225463867