INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Balla apel opozitës: Rikthehuni, për herë të parë, mazhoranca i jep në dorë opozitës të ndryshojë...

Balla apel opozitës: Rikthehuni, për herë të parë, mazhoranca i jep në dorë opozitës të ndryshojë...

Publikuar më: 13:01 23-01-2019

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, nga kryesia e kuvendit në një prononcim për mediet, ka bërë një thirrje që opozita të rikthehet në Kuvend për të bërë të gjitha ndryshimet e nevojshme për Kodin e ri Zgjedhor.

"Është më e mira në këto 27 vite është rasti që partitë politike të heqin dorë nga administrimi i procesit zgjedhor. Të jetë një trupë që bën administrimin. Për herë të parë në këto 27 vite, mazhoranca i jep në dorë opozitës të shkruajë ndryshimet në kodin Zgjedhor. Të eksplorojmë teknologjinë në zgjedhje, në reflektim të një kërkese të kahershme të opozitës. Opozita hyri në protestë në 2017-ën për teknologjinë në zgjedhje. T’ju japim të drejtën grave të jenë të përfaqësuara. Të mos mjaftohen me pagesën e gjobave partitë në KQZ por të rrisim barazinë gjinore në Kuvend. Kemi një draft të shkëlqyer në Kuvend, në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR për 3 zgjedhjet e fundit. Duhet vullnet politik. PD të vijë në Kuvend, ne kemi zgjatur ditët e punës për Komisionin e Reformës Zgjedhore", u shpreh Balla.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836