INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Babai i Gigi dhe Bella Hadid është në telashe të mëdha kriminale!

Babai i Gigi dhe Bella Hadid është në telashe të mëdha kriminale!

Publikuar më: 10:37 31-05-2017

Babai i dy nga supermodelet më në zë në botë është në telashe shumë të mëdha!

Milioneri Mohamad Hadid ka marrë akuza kriminale në lidhje dështimin e supervilës së tij në Bel Air. Çfarë duket se e vë përfundimisht me shpatulla pas murit është vetë reagimi i tij, i cili nuk i ka kundërshtuar këto akuza. Babai 68 vjeçar i Gigi dhe Bella Hadid ka qenë prej vitesh në probleme ligjore për shkak të kësaj prone, por dje ai nuk u parqit në ditën e parë të gjyqit të tij në Sallën Superiore të Gjyqit në Los Angeles. Ishin avokatët e tij ata të cilën u deklaruan për të. Ish bashkëshorti i Yolanda Foster e bleu pronën në lagjen e famshme në vitin 2011 dhe ishte në procesin e ndërtimit të vilës prej 2800 metrash katrorë. Megjithatë autoritetet e ndaluan 3 vite më parë pasi lejet e ndërtimit nuk ishin aprovuar kurrë, dhe vila ishte më e madhe dhe më e lartë se sa lejonte ligji aktual. 

Article Logic
Execution time: 0.0033509731292725