INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autostrada Tiranë-Durrës pjesërisht pa drita, ja zonat pa energji elektrike

Autostrada Tiranë-Durrës pjesërisht pa drita, ja zonat pa energji elektrike

Publikuar më: 20:50 24-11-2018

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), njofton gjithë abonentët se është stakuar linja Rashbull-Sallmone për shkak të një avarie.

Sipas njoftimit, zonat e mbetura pa energji si rezultat i kësaj avarie janë: Shijak, 4 rrugët Shijak, Sukth, autostrada Maminas , Marikaj dhe autostrada Sukth-Shinavlash.

Brigada e avarisë e OSHEE është në terren dhe po merr masa për furnizimin me ushqim unazor të fiderave të prekur nga këputja e përcjellësave në linjën e OST.

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441