INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Autoriteti Rrugor: Kujdes në këto akse rrugore duhen përdorur patjetër zinxhirët!

Autoriteti Rrugor: Kujdes në këto akse rrugore duhen përdorur patjetër zinxhirët!

Publikuar më: 09:59 12-01-2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar tregon se si është gjendja e akseve rrugore në zonat e përfshira nga reshjet e dëborës dhe i ftohti i acartë. Në njoftimin e shpërndarë ARRSH liston rrugët ku kalimi i automjeteve duhet bërë detyrimisht me zinxhirë ndërsa deklaron se kompanitë e mirëmbajtjes kanë punuar gjatë gjithë natës për pastrimin e rrugës nga bora dhe shpërndarjen e kripës.
Sipas të dhënave më të fundit të ARRSH në Rajonin Jugor qarkullimi bëhet pa zinxhir. Në Rajonin Verior: të gjitha akset e Tropojës qarrkullimi bëhet pa zinxhir. Kukës-Bushtricë pjesërisht me zinxhir. Domaj-Draj-Rec me zinxhir. Në akset e qarku Dibër po punohet per hedhjen e kripës, kalimi bëhet me zinxhir, ose pjesërisht me zinxhir në segmentet Kuben-Vasije, Peshkopi- Qafë Drajë, Ura Cerenecit-Steblevë, Qafë Bualli-Krastë, Burrel-Komsi. Bulqizë-Fushë Bulqizë kjo pasi era të forta bëjnë grumbullimin e borës në rrugë. Skuraj-Peshkopi është i pastruar nga bora dhe kalimi bëhet pa zinxhir, vetëm një pjesë e këtij segmenti në Fushë Bulqizë ku bëhet grumbullimi i borës në rrugë, rekomandojmë perdorim të zinxhirëve.
Në rajonin Qendror qarkullimi bëhet me zinxhir në segmentet rrugore, si: Qafë Shllak, Lunik-Steblevë, Krujë-Sarisalltik, Trau i Dajtit, Teleferik, Antenat, Vilat Qeveritare. Qafë Priskë-Shengjergj. Qafe Priskë-Qafë Mollë.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229