INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aurela Hoxha kërcen ‘Vallen e Tropojës’ thuajse nudo, ndjekësit e ‘kryqëzojnë’ me këto komente

Aurela Hoxha kërcen ‘Vallen e Tropojës’ thuajse nudo, ndjekësit e ‘kryqëzojnë’ me këto komente

Publikuar më: 18:22 11-09-2019

Aurela Hoxha ka shkaktuar goxha reagime në rrjet teksa pak orë më parë ka publikuar një video në rrobanjo në mes të detit dhe në sfond vallja e famshme e Tropojës.

Modelja në anijen e saj shihet e veshur me bikini që ekspozojnë goxha pjesë të trupit dhe kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer disa ndjekësve, të cilëve i duket e papranueshme një valle tradicionale të shoqërohet nga kjo veshje.

“Kjo nuk është këngë par t’u kërcyer me këtë zhveshje. Është një perlë e folklorit shqiptar por që shumë gjynah se nuk i shkon kjo video”, shkruan një ndjekës.

Fjalëve të ndjekësit iu është kthyer Aurela, e cila shprehet se në plazh nuk mund të ketë njëri me vete veshje tradicionale.

“Epo në plazh nuk mund të ketë njeri me vete veshje tradicionale, ndjesë”, shkruan ajo dhe menjëherë ka reaguar një ndjekëse.

“Në qoftë se në plazh nuk ka veshje tradicionale atëherë do të ishte më mirë të mos e postoje këtë video pothuajse gjysmë nudo”.- shkruan një tjetër.

folklor.jpg

aurela-1024x265.jpg

tjeter.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037698745727539