INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentati në Lushnjë, hakmarrje ndaj Aldo Bares. Historia 20-vjeçare e serisë së vrasjeve

Atentati në Lushnjë, hakmarrje ndaj Aldo Bares. Historia 20-vjeçare e serisë së vrasjeve

Publikuar më: 11:13 12-10-2017

Atentati i ndodhur pasditen e djeshme në qytetin e Lushnjës la dy të rinj të vrarë dhe një të plagosur. Viktimat Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi ishin shokët e ngushtë të Xhulio Shkurtit, i cili rezulton të jetë nipi i kreut të bandës së Lushnjës, Aldo Bares (Alfred Shkurtit). Vrasjet e ndodhura të mërkurën i atrubohen një historie 20-vjeare hakmarrje mes bandave në Lushnjë. Ndaj Xhulios, djalit të vëllait të Aldo Bares janë përgatitur dhe atentate të tjera. Para një viti ai mbeti i plagosur. Bëhet fjalë për ngjarjen e 25 shtatorit të vitit 2016, ai bashkë me shokun e tij Saimo Xheliu 25 vjeç, mbetën të plagosur. Ngjarja u regjistrua në të njëjtën zonë që u ndodhi atentati i djeshëm. I dyshuari kryesor për atentatin e një viti më parë për policinë ishte Laert Haxhiu 25 vjeç. Ky i fundit ka vrarë shokun e Aldo Bares, Gerti Lala i njohur me nofkën “Iriqi” në vitin 2009. Haxhiu doli nga burgu për vrasjen në fund të 2014-ës, ndërsa u arrestua sërish në Qershor të vitit 2015 për trafik heroine gjatë operacionit të koduar “Smart”. Laert Haxhiu është shoku i ngushtë i Saimir Taullau. Familja Taullau ka pasur konfikt me bandën e Aldo Bares, të cilën e ka akuzar për vrasjen e Baki Taullaut, vëllain e Saimirit. Mësohet se edhe babai i Xhulios Ramadan Shkurti u ekzekutua në vitin 1997 nga Artur Daja. Vrasja e Ramadan Shkurtit, në korrik 1997, shërbeu si pikënisje e një seriali të gjatë vrasjesh dhe shkatërrimesh. Për tu hakmarrë ndaj vrasjes së vëllait Albo Bare mblodhi rreth vetes një grup njerëzish, që më pas do ktheheshin në tmerrin e qytetit të Lushnjës. Pas vrasjes së Ramdan Shkurit filluan edhe ekzekutimet në qytetin e Lushnjës ndaj Artur Dajës, shokëve, miqve e familjarëve të tij, teksa në kurriz të kësaj bande janë të paktën 20 vrasje, plagosje, rrëmbime dhe gjoba. Në shenj hakmarrje “ushtarët” e Aldo Bares, ekzekutuan Artur Dajën dhe pasi i prenë kokën, e shëtitën nëpër gjithë qytetin, një nga skenat makabre që qytarët e Lushnjës do ta mbanin mend gjatë. Për 10 vjet banda e Aldo Bares do të kryente dhjetra ekzekutime, plagosje, rrëmbime, kërcënime dhe gjoba. Në 2006 banda u shkatërrua ndërsa anëtarët e mbetur gjallë së bashku me kreun e tyre ju nënshtruan proceseve të gjata gjyqësore. Pak vite më parë Aldo Bare fitoi betejën për heqjen e dënimit me burgim të përjetshëm, cka i mundëson atij lirinë pas përfundimit të vuajtjes së dënimit.

Article Logic
Execution time: 0.0043141841888428