INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me kallashnikov ndaj futbollistit shqiptar

Atentat me kallashnikov ndaj futbollistit shqiptar

Publikuar më: 10:45 12-10-2017

Futbollisti i ekipit të Memaliaj Dionis Mema mbeti i plagosur natën e kaluar, gjatë kohës që po lëvizte me një automjet në Gjirokastër. Ngjarja ka ndodhur pasditen e të mërkurës në aksin rrugor rural Buz-Memaliaj pranë fshatit Xhafaj shkruan lapsi.al. 25 vjeçari ndodhej nën shoqërinë e një personi tjetër, por ky i fundit nuk ka pësuar lëndime nga të shtënat. I plagosuri është Denis Mema. 25 vjeçari është edhe futbollist i Memaliajt dhe ka marrë një plumb në shpatull dhe tjetrin në qafë. Menjëherë 25 vjeçari është transportuar në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Pasi mjekët kanë parë gjëndjen e vështirë të të plagosurit, ai është dërguar në Tiranë. Dyshohet se ngjarja të ketë ndodhur për pazare droge.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492