INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Atentat me armë zjarri në Krujë, ndërron jetë në spital gruaja, plagoset nipi

Atentat me armë zjarri në Krujë, ndërron jetë në spital gruaja, plagoset nipi

Publikuar më: 10:02 22-09-2019

Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Fushë-Krujë. Policia ka njoftuar se rreth orës 23:50, në fshatin Zezë, të Krujës janë plagosur me armë zjarri shtetasit Mariglen Haka dhe Shpresa Basha.

Sipas njoftimit të policisë si pasojë e plagëve ka ndërruar jetë shtetasja Shpresa Basha, ndërsa Mariglen Haka ndodhet në spitalin e Traumës, në Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, por policia është duke vijuar punën për zbardhjen e plotë të saj.

Article Logic
Execution time: 0.0032498836517334