Duhen ende disa javë nga debutimi i sezonit 8 dhe final të “Game of Thrones” dhe tani është publikuar edhe traileri i plotë.
Protagonistët do të jenë Peter Dinklage, Nicholas Coster-Waldau, Lena Headey, Emilia Clarke, Kit Harington, Sophie Turner e Maisie Williams, ose më saktë, Tyrion, Jaime, Cersei, Daenerys, Jon Snow, Sansa e Arya.
Do të rishihen Bronn (Jerome Flynne), Tormund (Kristofer Hivju), Beric Dondarrion (Richard Dormer), të mbijetuar nga vendet e Barrierës.
Gjithashtu, do të rishfaqen Yara Greyjoy (Gemma Whelan) dhe pas shumë mungesash Melisandre (Carice van Houten).








18 Dec 2025 





