INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Asgjesohen 50 parcela me kanabis në Shkodër, aksioni nga FNSH

Asgjesohen 50 parcela me kanabis në Shkodër, aksioni nga FNSH

Publikuar më: 09:17 15-09-2016

Janë asgjesuar plot 50 parcela me kanabis sativa në qarkun e Shkodrës nga Policia e këtij qyteti në bashkëpunim me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas të dhënave të uniformave blu janë asgjesuar rreth 12 mijë bimë narkotike ndërsa nuk ka rënë në pranga asnjë person. Policia bën të ditur se gjatë aksionit të fshatrat Pult, Temal, Iballë dhe Gjegjan është gjetur dhe një automatik model 56 si dhe një aparet cellular, por uniformat blu nuk kanë mundur që të arrestojnë asnjë person. Ndërkohë sipas uniformave blu bimët narkotike ishin mbjellë në një terren jashtëzakonisht malor, në tokë pa pronar, çka e vështirëson edhe më shumë punën e efektivëve për zbardhjen e autorëve.
- Në njësitë administrative Pult dhe Shalë të Shkodrës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 24 parcela me një numër prej 5578 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.
- Në njësinë administrative Temal të Vau Dejës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 20 parcela me një numër prej 2304 bimë narkotike të dyshuara të dyshuara të llojit cannabis – sattiva pa autor.
- Në njësitë administrative Iballe dhe Gjegjan të Pukës u gjetën dhe u asgjesuan me anë të djegies 6 parcela me një numër prej 3875 bimë narkotike të dyshuara të llojit cannabis – sattiva

Article Logic
Execution time: 0.0035610198974609