INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
As Mozzik, as Tayna, as Noizy, ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

As Mozzik, as Tayna, as Noizy, ja cila është kënga që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët!

Publikuar më: 15:34 13-06-2021

Sikurse çdo fundjavë, edhe këtë herë do ju tregojmë se cila ka qenë kënga më e dëgjuar nga shqiptarët gjatë javës së fundit. Ndërkohë që vera po afron, artistët shqiptarë kanë publikuar disa këngë që janë pëlqyer shumë nga dëgjuesit dhe me një kërkim të vogël në Youtube vumë re se cila prej tyre po dëgjohet më së shumti.

Edhe pse emrat më të njohur në vend kanë publikuar këngë shumë të bukura verore, projekti që po dëgjohet më shumë nga shqiptarët është bashkëpunimi i Ledri Vulës dhe Majk nën titullin “Marr”.

Kjo këngë e cila do të jetë një nga hitet verore, në shumë pak ditë ka gjeneruar mbi 2.2 milionë klikime dhe është numri 1 në trending në Shqipëri. Ndërkohë në vendin e dytë është “CRICKET x MUMA x DAFINA ZEQIRI - PA TY (Remix)” dhe podiumi plotësohet nga “Noizy ft. Elgit Doda - Ti Ti”.

 asb.png

Article Logic
Execution time: 0.0040249824523926