INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Artistët dalin në protestë për prishjen e Teatrit, Veliaj: Teatri do të bëhet, ju tregoj nëse do rikandidoj sërish në Tiranë

Artistët dalin në protestë për prishjen e Teatrit, Veliaj: Teatri do të bëhet, ju tregoj nëse do rikandidoj sërish në Tiranë

Publikuar më: 23:00 11-06-2018

Gjatë mbrëmjes së sotme artistë, aktorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetarë protesutuan sërish para godinës së teatrit Kombëtar.

Teksa kërkuan që të mos prishet godina e vjetër, ndërsa paralajmëruan nisjen e një greve ditën e premte, duke u ngujuar brenda ambienteve të Teatrit Kombëtar.

Në intervistën për “Tonight Ilva Tare”, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, preku edhe projektin e Teatrit të ri Kombëtar, për të cilin tha se do të realizohet sipas shembullit të stadiumit kombëtar. Sipas tij, do të ndërtohet një teatër klasi dhe jo një furrik me tallash të presuar shkrepësesh, siç është godina aktuale e teatrit.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, e konsideroi marrëdhënien me kryeministrin Edi Rama, si shumë pozitive. Në lidhje me rikandidimin e tij në Tiranë, ai u shpreh se ende nuk është përcaktuar.

Article Logic
Execution time: 0.0038201808929443