INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
12 orë në diell për Noizyn dhe Alban Skënderajn, Erion Veliaj shqetësohet për djalin e tij, shihni çfarë i thotë Ajolës [FOTO]

12 orë në diell për Noizyn dhe Alban Skënderajn, Erion Veliaj shqetësohet për djalin e tij, shihni çfarë i thotë Ajolës [FOTO]

Publikuar më: 18:15 11-06-2018

Pas bashkëpunimeve të suksesshme me Majk, Capital T, Lyrical Son, MC Kresha, Alban Skënderaj ka sjellë bashkëpunimin me Noizyn nën titullin “Drejt Suksesit” dhe 3 ditë pas publikimit numëron mbi 1.3 milion klikime.

Si çdo bashkëpunim i Albanit me reperat, edhe kjo këngë flet për vështirësitë e jetës, pasi Albani mundohet që të përcjellë një mesazh të fortë me tekstet e tij.

Ajola Xoxa është ideatorja dhe organizatorja e videoklipit të këngës dhe me anë të një fotografie me dy artistët, ajo ka treguar se e gjithë puna ka qenë sa e bukur, por edhe shumë impenjuese për të për shkak të shtatzënisë.

Ajola ka thënë se i është dashur të qëndrojë për 12 orë në diell, për shkak të xhirimeve. Por duket se ky fakt e ka shqetësuar disi, kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajn për shkak se qëndrimi i gjatë në diell nuk i bën mirë as nënës e as fëmijës.

Në një fotografi të publikuar nga Ajola Xoxa, shihet se kryetari bashkisë ka shkruar: “Dream Team. Mos ma mbani çunin shumë ne diell ore”.

xox.png

Article Logic
Execution time: 0.0035479068756104