Ish-banori i “Big Brother VIP Albania” ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Ftesë në 5”, ku foli hapur për eksperiencën e tij brenda shtëpisë, si edhe për marrëdhëniet me banorët e tjerë.
Gjatë intervistës, ai hodhi akuza ndaj Rogertit, duke pretenduar se banori ka punuar në KESH në Lezhë dhe, sipas tij, ka marrë paratë e të gjithëve dhe luante bixhoz.
“Kur kam qenë unë i famshëm, të tjerët ruanin lopët. Rogerti p.sh. punonte në KESH në Lezhë, merrte lekët e të gjithëve dhe luante bixhoz. Prandaj iku, nuk i thashë unë këto brenda se nuk jam unë Rogerti. Ajo lojë për mua ka mbaruar. Kur dola më thanë bravo të qoftë se nuk ia dhe dorën askujt," tha Artani.
Ai gjithashtu ka treguar se pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, gjeti bashkëshorten e tij të rënduar emocionalisht nga situata.
“Gruan e gjeta të traumatizuar. Big Brother ajo nga ana tjetër. Akuza… i thashë para se të futesha, e mban mend, mund të dalin dhe pislliqe. P.sh. kam shkuar në një dasmë, kam marrë 2 mijë euro dhe i kam fshehur 500 euro, ose i kam luajtur në bixhoz," shtoi Artani.








17 Mar 2026 





