INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arsyeja pse Emina Cunmullaj preu flokët është emocionuese [FOTO]

Arsyeja pse Emina Cunmullaj preu flokët është emocionuese [FOTO]

Publikuar më: 10:51 14-05-2019

Emina Cunmulaj është një ndër modelet shqiptare më të suksesshme në botë. Ajo është gjithmonë në vëmendjen e mediave dhe shpesh është komentuar për karakterin e saj pa komplekse.
Ne postimin e fundit në llogarinë e saj të Instagramit ka publikuar një video, ku modelja është shfaqur me flokë të shkurtra, por arsyeja pse Emina e ka bërë këtë gjë nuk është se ka vendosur ti presë flokët për shkak të trendit por do ia dhurojë dikujt që ka nevojë dhe të gjithë janë habitur.
Me lot në sy modelja është shprehur: "Unë humba mamanë rreth 5 vite e gjysmë më parë për shkak të kancerit. Në muajin e gjashtë u ndjeva në faj. Unë kisha flokë të gjatë dhe të bukur. Për shkak të kimioterapisë ishte e tmerrshme që ime më të mbetej pa flokë. Vendosa të prisja flokët dhe ti dhuroja për bamirësi. Pasi u bëra me 2 vajza të bukura, flokët e mi u rritën sërish gjatë. Ndjeva nevojën që nuk ka pse të kem çdo gjë në këtë botë, sepse i kam. Por ndonjëherë të pasurit gjithçka nuk do të thotë të ndihesh sikur ke gjithçka. Kështu që duke prerë flokët dhe duke ia dhuruar dikujt që ka nevojë më shumë se unë, duke i dhuruar një buzëqeshje në fytyrë më bën më të lumtur”.

Article Logic
Execution time: 0.0038480758666992