INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrihet marrëveshja historike! Kuvendi miratoi emrin e ri, ja si do të quhet Maqedonia [FOTO]

Arrihet marrëveshja historike! Kuvendi miratoi emrin e ri, ja si do të quhet Maqedonia [FOTO]

Publikuar më: 20:43 11-01-2019

Kuvendi i Maqedonisë me 81 vota “për”, ka miratuar ndryshimin e kushtetutës për zbatimin e marrëveshjes me Greqinë për zgjidhjen e kontestit 27 vjeçar të emrit. Ndryshimet kushtetuese janë miratuar pas negociatave të gjata më opozitën shqiptare lidhur me disa amendamente të saj për pozitën e shqiptarëve në kushtetutën.

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami, pas katër ditë negociatash janë marrë vesh që kërkesat e opozitës shqiptare të realizohen përmes ligjit kushtetues dhe jo përmes amendamenteve plotësuese.

Sipas marrëveshjes, çështja e shtetësisë në dokumentet personale për maqedonasit do të jetë sipas formulimit /maqedonase/ qytetar i Maqedonisë së Veriut/ ndërsa për shqiptarët /e Maqedonisë/. 

gz.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037441253662109