INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet Arben Frroku në Holandë, mbante identitet tjetër

Arrestohet Arben Frroku në Holandë, mbante identitet tjetër

Publikuar më: 19:54 28-04-2016

I dënuar me burgim të përjetshëm të formës së prerë nga Gjykata e Apelit, për vrasjen e komisar Dritan Lamaj, ku pas këtij vendimi, ai u largua nga Shqipëria, Arben Frroku, mësohet të jetë arrestuar nga autoritetet holandeze.

Lajmin e bën të ditur Televizioni Klan, që sipas burimeve të tij, thotë se Frroku është ndaluar para pak ditësh me dokumenta greke, me identitetin e shtetasit Renato Xhepa. Ai është ndaluar në provincën Shiphol të Amsterdamit dhe është akuzuar për vënie në përdorim të dokumentave dhe identiteteve të falsifikuara.

Më parë ish-Kryeministri Sali Berisha kishte deklaruar në parlament, se Frroku ishte arrestuar në Holandë, dhe menjëherë Policia Shqiptare ka kërkuar informacion nga Zyra Qëndrore Interpolit dhe Europolit për këtë çështje, e cila dha një përgjigje negative. Mirëpo këtë të enjte, zyrtarisht është dhënë informacion për ndaliminin e shtetasit Renato Xhepa, i dyshuar se është Arben Frroku.

Article Logic
Execution time: 0.0038020610809326