INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet në Holandë anëtari i bandës së “Babagjyshëve”

Arrestohet në Holandë anëtari i bandës së “Babagjyshëve”

Publikuar më: 10:37 24-11-2017

Një nga anëtarët më aktivë të bandës së famshme së Babagjyshëve, është rrestuar në Holandë. Bëhet fjalë për Fatmir Pjetrin që në bashkëpunim me pjesëtarët e tjerë të grupit kreu dhjetëra vjedhje spektakolare me armë. Grabitjet e bandës së “Babagjyshëve” u realizuan midis viteve 2013-2014. Mësohet se Interpoli në bashkëpunim me Z.Q.K.Interpol Tirana, bëri të mundur arrestimin e Pjetrit në Holandë me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë. Fatmir Pjetrin 31 vjeç, i lindur në Pukë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Vjedhjes me armë”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi I strukturuar kriminal”.

Article Logic
Execution time: 0.0032010078430176