INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet më në fund autori që qëlloi me 3 plumba 6 vjeçarin[EMRI]

Arrestohet më në fund autori që qëlloi me 3 plumba 6 vjeçarin[EMRI]

Publikuar më: 08:41 19-06-2019

Pas disa orësh nga plagosja e të miturit në Krastë të Bulqizës ka reaguar policia. Ajo sqaron se e kanë arrestuar autorin e ngjarjes dhe sekuestruan armën e krimit, një kallashnikov.
Sipas bluve, falë reagimit në kohë u vu në pranga autori i dyshuar që qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese e për pasojë mbeti i plagosur një fëmijë.
Policia detajon hap pas hapi ngjarjen:
“Me datë 19.06.2019, rreth orës 01:15, është marrë informacion, se pas një konflikti për motive të dobëta në një lokal, mes shtetasve J. K., H. Rr. dhe Sh. P, shtetasi J. K, është larguar nga lokali dhe dyshohet se ka marrë një armë zjarri dhe ka qëlluar në drejtim të banesës të shtetasit H. Rr, ku për pasojë ka mbetur i plagosur një fëmijë i mitur, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës në Tiranë. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Dibër, në bashkëpunim me Komisariatin e Bulqizës, në orët e mëngjesit, është bërë kapja e autorit të ngjarjes shtetasit J. K., 27 vjeç, banues në Krastë, si dhe sekuestrimi i armës së krimit.”

Article Logic
Execution time: 0.003507137298584