INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohet bosi i Ndragetës. 29-vjeçari ishte në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm [VIDEO]

Arrestohet bosi i Ndragetës. 29-vjeçari ishte në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm [VIDEO]

Publikuar më: 15:35 18-08-2018

Mëngjesin e sotëm pas një operacioni, policia italiane ka vënë në pranga bosin e mafias kalabreze, Ndrangheta. 29-vjeçari Luigi Abbruzzese kërkohej intensivisht që nga viti 2015. Ai ishte përfshirë në listën e të kërkuarve më të rrezikshëm. Operacioni për arrestimin e tij u zhvillua nga ekipet e policisë në Cosenza dhe Catanzaro, me mbështetjen e Policisë Shkencore. Në momentin e ndalimit ai kishte me vete 2 armë, municion dhe një dokument të rremë. Abbruzzese ishte dënuar me 20 vjet burg për trafik droge. Ministri i Brendshëm Matteo Salvini theksoi suksesin me një postim në Twitter: "Sot në agim, në provincën e Cosenza, policia arrestoi bosin e Ndrangheta Luigi Abbruzzese, i kërkuar për vite me radhë. Krenar për forcat tona policore, jam i sigurt se bashkë me ta do të përzëmë mafiozët nga çdo zonë e vendit".

Article Logic
Execution time: 0.003587007522583