INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestohen në Rinas 6 persona, qarkullonin me municione dhe drogë

Arrestohen në Rinas 6 persona, qarkullonin me municione dhe drogë

Publikuar më: 11:54 26-05-2016

Gjashtë persona janë arrestuar në një lokal pranë Rinasit, pasi në automjetin e tyre policia ka gjetur municione dhe drogë.
Policia e Durërsit kishte pak kohë që mbante nën vëzhgim 6 personat dhe ka mundur ti kapë ata në flagrancë. Blutë kanë sekuestruar rreth 8 kg lëndë narkotike e dyshuar si kanabis sativa, fishekë të kalibrit 7.62 mm, dy automjet tip Benz, njëra në pronësi të A. Zirit dhe tjera e A. Kullës si dhe 12 telefona celularë.

Policia sqaron se të arrestuarit janë persona me preçedentë të mëparëshëm penal në fushën e lëndëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje.

Article Logic
Execution time: 0.0036001205444336