INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestimi që befasoi Ilir Metën

Arrestimi që befasoi Ilir Metën

Publikuar më: 12:05 05-01-2017

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta reagon...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta u befasua nga lajmi per ndalimin e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nga policia franceze në bazë të një urdhër të vjetër arresti të lëshuar nga Serbia.

Kryetari Meta beson se autoritetet policore franceze do të qartësojnë rrethanat e pakuptimta të këtij ndalimi dhe do të veprojnë shpejt për t’i kthyer të drejtën e lëvizjes së lirë dhe të ligjshme kryetarit të AAK-së.

Kryetari Meta thekson se ky veprim është i pakuptimtë, i paparanueshëm dhe nuk ndihmon frymën e dialogut dhe bashkëpunimit të deritanishëm mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ai u ben thirrje autoriteteve franceze dhe atyre të Bashkimit Evropian për të zgjidhur këtë incident, për të qartësuar qëndrimin e tyre lidhur më këtë rast e për të parandaluar përsëritjen e rasteve të tilla në të ardhmen.

Article Logic
Execution time: 0.0036890506744385