Një nga lajmet që ka tërhequr më së shumti vëmendjen sot ishte ai i vënies në pranga të Enca Haxhias, e cila u arrestuar pasi Policia i gjeti në shtëpi 5 vazo të mbjellura në ballkonin e shtëpisë me lëndë narkotike të tipit kanabis.
Sigurisht lajmi u përhapr me shpejtësi në mediat dhe rrjetet sociale, teksa u bë me dije se bashkë me këngëtaren u arrestua edhe partneri i saj, ndërsa dëshmia e Encës konfirmonte se hashashi i gjetur ishte i gjithi për përdorimin e saj vetjak, pasi ajo është përdoruese e bimës.
Ndërkohë, ka të tjera raportime nga ngjarja, teksa sipas "Albeut" është zbuluar edhe kushe ka "spiunuar" artisten tek autoritetet dhe mesa duket bëhet fjalë për një person nga rrethi i saj i ngushtë. Nuk bëhet fjalë nëse është familjar apo mik ose mikeshë e ngushtë, por gjithsesi thuhet se është një person që ka qenë pjesë e festave private që Enca ka organizuar në shtëpinë e saj, që mesa duket kanë qenë të shumta dhe i ka dhënë informacionin Policisë.
Nga ana tjetër, nuk është marrë ende një vendin zyrtar për këngëtaren dhe momentalisht hetimet vazhdojnë për të dhe partnerin e saj. /News31