INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arrestime, ngacmime dhe lidhje-ndarje, ja lajmet dhe “SKANDALET” më të BUJSHME të showbiz-it shqiptar gjatë 2020-ës

Arrestime, ngacmime dhe lidhje-ndarje, ja lajmet dhe “SKANDALET” më të BUJSHME të showbiz-it shqiptar gjatë 2020-ës

Publikuar më: 19:30 01-01-2021

Përpos situatës së vështirë që solli pandemia në gjithë botën, në shoëbizzin shqiptar të themi që për disa VIP-a 2020 ishte një vit i zi i mbushur me skandale dhe me ndarje të bujshme.

Një vit i mbushur me të papritura dhe ngjarje që nuk i prisnim, duke filluar nga arrestimet e disa prej tyre e deri tek ndarjet të cilat krijuan jo pak zhurme ne botën e spektaklit.

Ja disa nga ngjarjet e bujshme të vitit 2020 në showbizzin shqiptar të cilat do mbahen mend për një kohë të gjatë.

Ilda Bejleri

12 shkurt 2020, Ilda Bejleri aksidentoi një grua dhe më pas u largua nga vendngjarja, por policia e zbardhi ngjarjen e bujshme dhe më pas e arrestoi një ditë më vonë, shkruan alpegossip.

Ronela Hajati dhe Young Zerka

Ronela Hajati dhe Young Zerka i kanë dhënë fund lidhjes, të cilën nuk e pranuan asnjëherë publikisht.

Fjolla Morina

Fjolla Morina në 19 shtator 2020, u arrestua pasi u kap me dy armë në pikën kufitare të Morinës. Këngëtarja u dënua me arrest shtëpie.

Tuna dhe Patris Berisha

Tuna dhe Patrisi i kanë dhënë fund martesës, nga e cila kishin një djalë. Çifti nuk bëri asnjë reagim për ngjarjet por veprimet e tyre dhe ndryshimi i mbiemrit të djalit nga ana e Tunës na bëri të dyshojmë se ata i kanë dhënë fund martesës.

Fifi

Fifi gjithashtu konfirmoi ndarjen nga i dashuri i ri, pak ditë pasi ajo e bëri publike lidhjen e tyre. E pyetur nga ndjekësit se a është e lidhur ajo hapit me përgjigjen duke thënë jo dhe nga rrjetet sociale ata të dy e kanë hequr njëri-tjetrin.

Shpat Kasapi

Shpat Kasapi kapet me dy pako drogë në Maqedoninë e Veriut dhe më pas shkarkohet nga detyra e këshilltarit të zv.kryeministrit të Maqedonisë.

Për’puthen

Të jemi të drejtë, ky emision ka prodhuar disa skandale të herëpasherëshme, por “ajka” mbetet konflikti Shqipe-Graciano.

Në tetor, Graciano do të deklaronte se ishte biseksual, pra i orientuar nga të dyja gjinitë.

Ky fakt bëri që Shqipja të shpërthente në fyrje dhe komente homofobike, aq sa produksioni ta përjashtojë nga programi,shkruan neës-31.com

Ndonëse Shqipja iku, ajo sërish vazhdon ta “përndjekë” programin si duke publikuar fotot e supozuara të Andit dhe Teas, ashtu edhe duke bindur Arjonin të postojë foto në shtrat me Anën.

Gjithsesi, kjo nuk është një listë përfundimtare pasi deri në datën 31, mund të kenë ndodhur skandale të tjera. Sepse nëse ka një gjë që ky vit na mësoi është se duhet të jemi gjithmonë gati për të papritura.

Revista Class VS Xhemi Xhehu

Janari i 2020-es do të mbushej sërish me lajme për Alketa Vejsiun, që në atë kohë sapo ishte rikthyer nga Italia dhe San Remo.

Një videoje funny të Xhemit që bënte humor për ndërrimin e veshjeve, revista Class do t’i përgjigjej me një shkrim të gjatë, ku ndër të tjera ironizonte Xhemin duke e quajtur “Xhemile”. Ndonëse Xhemi nuk iu përgjigj asnjëherë, Revista Class replikoi me komentuesit duke e thelluar akoma më tepër konfliktin derisa kërkoi ndjesë.

Protesta e dhunshme për vrasjen e 25 vjeçarit, këngëtari Stresi shpallet në kërkim

Viti 2020 do të mbahet mend edhe për ngjarjen e rëndë ku një efektiv policie vrau një 25 vjeçar, para portës së shtëpisë.

Për vrasjen e të riut Klodian Rasha u organizuan protesta të dhunshme. Edhe pse në kohë pandemie, me qindra të rinj dhe të reja dolën në rrugë dhe protestuan për drejtësi teksa kërkonin dhe dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Mirëpo pas natës së parë të protestës Stresi u shpall në kërkim, pasi akuzohet si organizator i protestës në një kohë kur nuk lejohen grumbullimet.

Këngëtari prej asaj kohë është në arrati. Ai udhëtoi drejt Kosovës, Maqedonisë, Turqisë ndërsa tani ndodhet në Angli.

Lidhja ose ‘tenenovela’ me Stresin-Kejsin dhe Loredana Mozzik

Kejsi, Stresi dhe Loredana dhe Mozzik janë ndër çiftet më të dashur për publikun shqiptar, por edhe më të përfolurit në media për shkak të uljeve dhe ndritjeve, ndarjeve dhe bashkimeve që kanë.

Stresi në intervista të ndryshme është shprehur se prej një viti është ndarë nga partnerja e tij, por kjo është vënë në dyshim, pasi pas deklaratave ai postonte foto ku në njërën shkruante ‘gruaja më e mirë në botë që më bën krenar’.

Më pas kemi parë Kejsin e cila për ditëlindjen e mamas së Stresit e ka uruar atë me fjalët më të ëmbla, shkruan newsbomb.al

Gjithashtu vijon tenenovela mes reperit Mozzik dhe Loredanës. Ata janë ndarë kohë më parë, por si duket lidhje e tyre nuk ka marrë fund. Gjatë kësaj kohe ata kanë bërë edhë këngë duke thumbur njëri-tjetrin.

Në rrjetet sociale shpesh janë publikuar edhe foto ku çifti shihet bashkë. Së fundmi ata nisën edhe pushimet me njëri-tjetrin, por nuk dhet nëse i kanë dhënë një shanc lidhjes së tyre, apo janë bashkë për vajzën e tyre Hanën.

Capital T dhe Ardian Bujupi

Capital T deklaroi se Ardian Bujupi u bë i famshëm prej tij. Ardiani e mohoi këtë fakt dhe ftoi në një debat live reperin në Instagram.

Gjatë live-t të tij, Ardian u shpreh se mosmarrëveshjet me Capital T nisën pasi i ofroi reperit të bashkëpunonin për një këngë, por ai kërkoi që ta bënte pjesë të albumit të tij “Skulpture”.

Në momentin që Ardian Bujupi refuzoi ofertën e Capital T, reperi nuk pranoi të bashkëpunojë për këngën.

Enca dhe Roza Lati
Që shkurti të niste me sherr u kujdes Roza Lati, e ftuar në emisionin ‘Prive’ ka thumbuar këngëtaren Enca. “Kë nuk do të ftoje në emision?” e ka pyetur gazetari i “60 sekonda”. Ndërsa Rita Lati është shprehur: ” Njërën që e ndjekin 12-vjeçarët, e kupton vetë ajo, që mos t’i japim rëndësi.” Fjalën e ka për Encën.
Këngëtarja në reagimin e saj ka preferuar të mos e komentojë gjatë sherrin me Rozën, duke theksuar se nuk i jep kënaqësinë që të bëhet lajm.
Ka mjaftuar një skeç gjatë emisionit “Why Not” që Roza Lati të futej në një debat me partneren e reperit Stresi.

Xhensila Pere dhe Alesia Bami.
Ish-banorja e ‘Big Brother’ Xhensila Pere dhe Alesia Bami janë përfshir në një debat për moderimin e emisionit ‘Procesi sportiv’. Pere e ka cilsuar të bukur Bamin por që nuk është e përshtatshme për të prezantuar atë emission.

Noizy dhe Meriton Mjekiqi
Në botën e showbiz doli dhe një sherr tjetër, Meriton Mjekiqi në emisionin ‘Shiko Kush Luan’ ka etiketuar reperin Nozy si ‘femer’.

Dafina Zeqiri dhe Tayna
Dafina Zeqiri dhe Tayna
“Bye Bye” i bëri bashkë Tayna dhe Dafina kanë harruar suksesin e hitit të tyre dhe kanë nisur disset në rrjete sociale duke konkuruar për postin e ‘mbretëreshës’. Disset nuk kanë pasur të ndaluar mes vajzave që si duket miqësia e tyre ka marrë fund.

Einxhel Shkira dhe Stresi 

Mbushën faqet e para të portaleve me debatin e tyre në lidhje me protestën e vrasjes së Klodian Rashës por që degjeneroi në fyer dhe fjalor banal.
Ka qenë një status i Enxhiel që është shprehur kundër zhvillimit të protestës dhe shkatrrimit të pronës publike që e ka irrituar reperin duke e bërë t’i kthehej me fjalor banal.

Fero dhe Robert Berisha
Reperi Fero e ka cilësuar vete si më i miri në tregun muzikor shqiptar duke shkuar më tej në ofendime publike ndaj Robert Berishës.
Fero është shprehur për Berishën se ka pak koncerte e mbi të gjitha bën shumë pak para, duke e mbivlerësuar si artist. Sigurisht që Roberti kishte një përgjigje për këto dëklarata duke i’u përgjigjur me ironi reperit se në karrierën e vet ka pasur vetëm 30 koncerte.

Article Logic
Execution time: 0.0041208267211914