INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Armando Sadiku poston versionin e animuar të golit,

Armando Sadiku poston versionin e animuar të golit, "ngacmon" Shakohoxhën [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 14:55 21-06-2016

Goli i Armando Sadikut do të mbahet mend gjatë si goli që shkruajti historinë e përfaqësueses sonë në fazën finale të kompeticionit të parë ku kemi marrë pjesë.

Dhe ku i dihet në kemi aq fat sa t’u vlejë kuqezinjve tonë kualifikimin për në fazën tjetër, një kualifikim i cili para një viti as imagjinata më e çmendur nuk do ta kishte përfytyruar. Por ndërkohë që presim dhe shpresojmë që seria e dytë e ëndrrës sonë të bëhet realitet, vlen t’i gëzohemi këtij goli që ngriti peshë një popull të tërë. E si të mos ishte i bukur mjaftueshëm në versionin origjinal, së fundmi është krijuar dhe një version i animuar i golit që nis me krosimin e Memushaj dhe finalizimin e Armando Sadikut.

Varianti shumë simpatik ka bërë xhiron e mediave online dhe nuk i ka shpëtuar as syrit të vetë heroit të mbrëmjes dhe aktorit të saj kryesor, as më shumë e as më pak se golashënuesit nga Elbasani. Edhe ai duket se nuk i ka rezistuar tundimit për ta postuar në Instan e tij videon ku ai si personazh i animuar shënon një gol sa të bukur, aq edhe të vështirë. Por nuk është mjaftuar me kaq. Armando është argëtuar jo vetëm nga video, por edhe nga komenti karakteristik i të përhershmit Dritan Shakohoxha. Ai ka etiketuar në mbishkrim Shakon, së bashku me komentin e tij tipik “Bum Bum Armando Sadiku” krahas emoji-ve ku po shkrihet së qeshuri. 

Article Logic
Execution time: 0.0035879611968994