INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Arjola sqaron raportin me Monikën pas daljes nga “BB VIP”: Nuk i kam...

Arjola sqaron raportin me Monikën pas daljes nga “BB VIP”: Nuk i kam...

Publikuar më: 16:34 03-03-2022

Që nga përfundmi i “Big Brother VIP Albania” është diskutuar shumë marrëdhënia midis Monikës dhe Arjolës, që u duk se u kris pas daljes së tyre nga gara.

Shkak është bërë pikërisht spektakli i “Fan Club Big Brother VIP”, ku ra në sy reagimi i Arjolës kundrejt deklaratës së Monikës ku shprehte mirënjohjen dhe dashurinë për të. Ajo u duk e besdisur, duke mos i kthyer të njëjtat fjalë.
Mirëpo, këtë të mërkurë, e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, Arjola tha se marrëdhënia me Monikën është shumë e mirë, madje ato e kishin lënë të dilnin për të drekuar vetëm në mënyrë që të flisnin gjatë.

Ndërkohë, e kërkuar nga moderatoret për ta telefonuar Monikën aty, ajo tha midis të qeshurash se nuk ja kishte numrin e telefonit. Ajo shtoi se janë shkruar dhe përshëndetur në rrjete sociale.

“Telefonin nuk e kam pasur 3-4 ditë sepse e kam pasur dhe numrin e prishur. Jemi shkruar në Instagram, jemi përshëndetur,” është përgjigjur aktorja.

Ndërkohë, edhe Monika në çdo dalje të sajën publike ka shprehur se midis saj dhe Arjolës vazhdon shoqëria e krijuar në “Big Brother VIP” dhe se dyshimet për një krisje të mundshme të miqësisë së tyre nuk janë të vërteta.

Article Logic
Execution time: 0.0034019947052002