INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Arditi të bëri njeri”, Blerina Bombaj s’ia përton ndjekëses dhe i jep një përgjigje të merituar [FOTO]

“Arditi të bëri njeri”, Blerina Bombaj s’ia përton ndjekëses dhe i jep një përgjigje të merituar [FOTO]

Publikuar më: 12:49 20-08-2019

Blerina Bombaj është një ndër personazhet më të preferuar për publikun shqiptar. Ajo është dietologia që na sugjeron ushqimet e shëndetshme për të mbajtur trupin në formë.

1.jpg

Ajo është shumë aktive në llogarinë e saj të Instagramit e cila poston foto dhe video te ndryshme si nga jeta profesionale po ashtu edhe nga ajo private.

Së fundmi, dietologia ka postuar një foto ku shihen disa mbeturina të cilat më pas ishin pastruar ku kishte lënë një mbishkrim:

“I ftoj te gjithe bashkeatdhetaret e mi te postojne ne profilet e tyre nje foto te tille, nga vendi i tyre! Ju lutem, perhapeni si sfide! Sfida quhet “I zoti e nxjerr gomarin nga balta”, dhe mos qeshni ?! Me nisni foton tuaj para dhe pas dhe do i postoj ne profilin tim cdo here”- ka shkruar Blerina.

g.JPG

Ajo ka marrë komente të ndryshme por dietologes i ka rënë në sy një koment i pakëndshëm:

“Aman moj, o njeriu më i edukuar i kësaj bote si ato të jehovait. Po ik moj, të dha Zoti lekun dhe na bën si e ditura e botës, u heq karbohidrateet njerëzve, u shton proteinat, yndyrnat e mira dhe e kthen në biznes. Po je kaq humane t’i mos merr 300 mij lekë për një muaj dietë, sa një rrogë në Shqipëri po uli çmimet. Mos na shit pordhë nëpër rrjete se të bëri Arditi 10 vite reklamë që u bëre njeri”-i shkruan Blerinës një ndjekëse.

Pas këtij komenti ajo nuk ka nguruar për ti kthyer një përgjigje të merituar me humor dhe sportivitet:

“Mua më dha Zoti lekë, mi nisi me bankë! Ndërsa Arditit Zoti i tha “kësaj do i bësh reklamë, se ashtu është një muhabet, dhe nuk dua ta diskutoj”- ka shkruar Blerina, duke e shoqëruar shkrimin me disa emoji duke qeshur me lot.

123.JPG

Article Logic
Execution time: 0.0038089752197266